Deputetja e LDK-së dhe e bija e ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka kohë që nuk është parë në publik.
Rugova që nga zgjedhja e saj deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njihet për pasivitet në Kuvendin e Kosovës.
Por tash e sa kohë nuk po merr pjesë fare në këto seanca.
Ajo nuk po merr pjesë as në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë që është edhe anëtare.
Koordinatori i këtij Komisioni, Haxhi Xhemajli në një përgjigje për Express ka thënë se deputetja Rugova ka marrë pjesë një herë apo dy në mbledhje dhe nuk merr pjesë më fare.
Komunikimin e fundit me publikun Teuta Rugova e ka bërë përmes facebookut në datën 21 korrik 2017, do të thotë para dy vjetëve. /GazetaExpress/
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...