Ku do të shkojë Lumezi pas përfundimit të mandatit, dhe si mund të ktheht Elezi?

15:47 | 21 Qershor 2020

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në intervistën për arbresh.info thotë se pas përfundimit të mandatit të tij do të vazhdojë të jetë në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Do të mbes në sistemin prokurorial dhe në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, deklaron Lumezi.

Ai sqaron edhe mundësinë e kthimit të ish-prokurorit Elez Blakaj, në sistemin e drejtësisë.

Blakaj ishte dorëhequr pasi kishte dorëzuar fakte në lidhje me keqpërdorimet në listat e veteranëve.

“Me zotin Elezi nuk kam biseduar prej kur ka dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit special, por kthimi i tij është i mundshëm, por duhet të rekrutohet dhe konkurrojë në stadin fillestar, do të thotë në Prokurori Themelore, dhe nëse gjatë procesit të intervistimit i parasheh të gjitha fazat, mund të kthehet, por jo në pozitën në të cilën ka qenë para se të jap dorëheqje. Ka mundësi të konkurrojë dhe të fillojë si fillestar dhe mandej të zhvillohet në karrierë brenda sistemit prokurorial.”/Gita Lushi/arbresh.nfo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara