Lista Serbe ka dalë me një sqarim pasi që dhjetë deputetë të rinj të kësaj partie u betuan sot në Kuvendin e Kosovës, duke zëvendësuar kështu deputetët e dorëhequr ditë më parë.
Në sqarimin e tyre, Lista Serbe ka theksuar se “vendimi i sotëm strategjik ka penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë”.
Më tej thuhet se synimi i Kurtit dhe i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviqit ishte të votonin ndryshimet kushtetuese.
“Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Partia më e madhe serbe në Kosovë e cila ka mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar, ka shtuar se ky vendim në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri, si kundërpërgjigje ndaj shkeljes së marrëveshjes së Brukselit. /arbresh.info/
lexo edhe:
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...