Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim pas sanimeve intensive.
KEK-u tha se punimet kanë përfunduar rreth orës 15:30m kur edhe filloi procesi i shartimit të njësisë, ndërsa në ora 18:39, njësia u sinkronizua me rrjetin elektroenergjetik dhe aktualisht, sipas tyre, është në gjendje të plotë funksionale.
“Punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë: Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme; Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje; Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies; Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1; Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim