Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është mbajtur sot Bordi i dytë Drejtues për projektin RRK 4, ku mori pjesë edhe vet ministri për komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq.
Përveç ministrit dhe përfaqësuesve të MKK-së, në Bordin Drejtues morën pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, përfaqësues të IOM-it, në mesin e të cilëve ishte edhe kreu në largim i IOM-it, Jorge Baca, si dhe shefi i sapoemëruar i Misionit në Kosovë, Tajma Kurt.
Në takim është miratuar kthimi i 58 familjeve me një total prej 302 anëtarësh në Komunën e Shtërpcës, Obiliqit, Klinës, Istogut dhe Pejës.
Ministri Jevtiq në fillim të takimit falënderoi për punën dhe për raportet si me shkrim ashtu edhe me gojë, duke shtuar se projekti RRK 4 po shkon sipas planit, siç tregohet nga faktet dhe kjo është thelbësore.
“Informacionet të cilat vijnë nga përfituesit e projektit janë pozitive, dhe vetë përfituesit janë shumë të kënaqur”, ka thënë Jevtiq.
Ministri gjithashtu shfrytëzoi rastin për të falënderuar shefin në largim të IOM-it për një bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha programet dhe projektet dhe sigurisht për angazhimin personal që procesi të shkon ashtu siç ishte imagjinuar.
Kreu në largim i IOM-it, Jorge Baca, arriti në përfundimin se pas pesë vjet e gjysmë të misionit në Kosovë, ka pasur rezultate të mira dhe vuri në dukje se me ministrin Jevtiq ka pasur bashkëpunim shumë të mirë.
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samir Selimi, gjatë seancës së bordit tha se ishte krenar për çdo gjë që është bërë deri më tani.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...