Komisioni Shtetërore i Zgjedhjeve(KShZ) ka publikuar rezultatet e para preliminare të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, të cilat e nxjerrin fituese partinë opozitare maqedonase VMRO-DMNE.
Sipas KShZ-së, kjo parti ka fituar në 20 nga 44 komuna në sa u votua në balotazh. VMRO DPMNE-ja ka fituar thuajse të gjitha qytetet e mëdha si Manastirin, Ohrin, Gjevgjelinë, ndërsa në Shkup ka fituat kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që kishte mbështetjen e VMRO DPMNE-së dhe të opozitës shqiptare.
LSDM-ja, sipas të dhënave të para të KSHZ-së, ka fituar në shtatë komuna kryesisht të vogla.
Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim ka fituar, gjithashtu, shtatë komuna, përfshirë tri më të mëdha si Strugën, Kërçovën dhe Çairin.
Lëvizja Besa ka fituar në dy komuna, përfshirë edhe Tetovën që është komuna më e madhe e banuar me shqiptarë, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e ka fituar Gostivarin.
Ndërsa, rund të ri zgjedhjesh, sipas KSHZ-së, do të ketë për qytetin e Dibrës, ndërmjet kandidatëve të BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët.
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...