Është kryer një operacion i rrallë në Qendrën, Klinike, Universitare të Kosovës.
ShSKUK njoftoi se ky operacion është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Vaskular.
Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit).
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm- për herë të parë në Kosovë.
Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit).
Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë.
Pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore./arbresh.info/

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...