Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovë ka thënë se duhet shikuar nëse marrëveshjet janë përtej asaj që është punuar në dialogun e Brukselit.
Këto komente i bëri ai në tryezën e organizuar nga KDI për dialogun Kosovë-Serbi, raporton portali arbresh.info.
“Prej kohësh është kërkuar pjesëmarrja e SHBA-ve në mënyrë direkte në dialog, dhe tani jemi në këtë fazë tjetër kur Grenell, i cili është i autorizuar nga presidenti Trump është përfshirë në këto marrëveshje dhe ende nuk e kemi të qartë nëse këto marrëveshje dalin përtej asaj që është punuar në dialogun e Brukselit apo është njëfarë dyzimi i këtyre çështjeve, këto janë çështje që duhen diskutuar pas formimit të qeverisë së re”, u shpreh Kryeziu. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/861357980991987/
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë