Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti në takim ambasadorin e ri të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, të cilin e ka njoftuar me funksionin dhe me rolin që ka Gjykata Kushtetuese në vend, si dhe me procesin e vendimmarrjes dhe të shqyrtimit të lëndëve në përputhje me standardet evropiane të drejtësisë.
Sipas komunikatës, Rama-Hajrizi diskutoi edhe për sfidat me të cilat vazhdon të ballafaqohet Gjykata Kushtetuese në punën e saj, me ç’rast vuri theksin në rëndësinë e përtëritjes së përbërjes aktuale të gjyqtarëve me zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj, gjë që do të reflektonte pozitivisht në vazhdimësinë e punës dhe në konsolidimin e mëtejshëm të pavarësisë së këtij institucioni.
Ajo shprehu falënderimin e veçantë për SHBA-në dhe për donatorët e tjerë të shteteve mike, që ofruan ndihmën e tyre për themelimin dhe për avancimin profesional të Gjykatës Kushtetuese, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe në sundimin e të drejtës në vend.
Ambasadori i ri i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, u zotua për mbështetjen e mëtutjeshme të Gjykatës Kushtetuese në punën e saj dhe vuri theksin në rëndësinë e ruajtjes së vendimmarrjes së pavarur të këtij institucioni, thuhet në komunikatë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër