Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani priti në takim shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars – Gunnar Wigemark, transmeton arbresh.info.
Pasi që e njoftoi Wigemark me punën e deritanishme të institucionit që udhëheq, me angazhimet për rritjen e efikasitetit në trajtimin e lëndëve dhe përmirësimin e komunikimit me publikun, kryetarja Caka – Nimani shprehu falënderimin e saj për mbështetjen që misioni i EULEX-it i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese gjatë dekadës së parë të funksionimit, nëpërmjet përkrahjes financiare të gjyqtarëve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë të saj.
Nga ana e tij, z. Wigemark konfirmoi se mbështetja e misionit të EULEX-it për Gjykatën Kushtetuese dhe rrjedhimisht për sundimin e ligjit në Kosovë nuk do të mungojë as në të ardhmen./arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...