Në datat 12 deri më 14 maj 2025, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, znj. Ekaterina Trendafilova.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të angazhohet për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, në bashkëpunim me autoritetet kompetente ndërkombëtare.
Në funksion të lëvizjes së lirë sipas itinerarit zyrtar dhe zhvillimit të takimeve të parashikuara në agjendë, policia ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...