Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka folur për shpërthimin që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër Lepencit në fshatin Varagë të këtij qyteti.
Për Klamnkosova.tv, ai është shprehur se dëme në njerëz nuk ka, por se ka dëme të mëdha materiale.
Zeqiri theksoi se ka qenë në terren në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me qytetarët që kanë jetuar aty pranë, dhe se janë ndjerë të rrezikuar.
“Dëme në njerëz nuk ka, ka dëme materiale goxha shumë, është dëmtuar edhe një shtëpi që ishte aty pranë, ata qytetarë thanë se kanë qenë të rrezikuar dhe se njerëzit kanë shpëtuar”, ka thënë Zeqiri.
Tutje, shtoi se dëmet kanë pasoja të mëdha në gjithë Republikën e Kosovës, dhe ka besim në ekipet që janë në terren për të sanuar sa më shpejt dëmin në fjalë.
“Ka ndodhur detonim, kanali i ujit Ibëer Lepencit përcjell ujin në dy zonat nga Mitrovica e deri në Obiliq atje”, ka thënë Zeqiri.
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...