Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij.
Kreu i LVV-së, Albin Kurti pas homazheve ka thënë se kur njeriu është i drejt për drejtësinë mbytet krimi dhe se sipas tij krimi për Astritin nuk falet asnjëherë.
“Ky krim nuk mund të falet sepse nuk mund të harrohet. Drejtësia për Astritin është liria në Republikë për qytetarin aktiv. Prangat në duart e Astritit dje, sot janë zingjirë, i Gjyqësisë e Prokurorisë në duart e këmbët e qytetarit. Zingjiri i atyre do të këputët, e liria e qytetarit do të vazhdojë. Astritit ishte i Lëvizjes, tash ne jemi të tij, të fuqishëm me një popull që na do si askush tjetër. Astriti ka qenë idealist e besnik, punëtorë e trim. Ai e dinte si t’i shërbente atdheut. Ai ka qenë i të gjithëve, i Lëvizjes, i Republikës, i studentëve, i të sëmurëve, i punëtorëve, i nënave, fëmijëve e pleqve, i secilit përveç vetës. Ai është kaq i gjallë në kujtimet e çdo njërit. Është frymë që na mbanë lartë dhe drejt, para dhe shpejt. Ai nuk na mungon neve, vetëm ne atij. Ai na mbanë në Lëvizje. Përkulemi me krenari sot e përjetë”, ka thënë Kurti.
Babai i të ndjerit, Avni Dehari ka falënderuar pjesëmarrësit në këto homazhe duke thënë se sot është dera e hapur e shtëpisë së tij për të gjithë.
“Për ne pjesëmarrja, mbështetja juaj na bënë të jemi mirënjohës dhe falënderues. Të gjithë ata që mbështesin përparimin, të drejtën, barazinë janë Astritë”, ka thënë Dehari.
Po ashtu homazhe kanë bërë edhe aktivist të tjerë të Vetëvendosjes e qytetarë të shumtë./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/427384304459168/

Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...