Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi fitoi zgjedhjet është kthyer te zyrat e mëhershme të PDK-së.
Ai ka thënë në “Pressing” të T7, se ishte larguar nga zyrët për të iu shmangur konfliktit të qytetarëve.
Lladrovci tha se nuk donte konflikte, ndërsa në zyrët e po të njëjtit objekti, thotë se ishin “bedelët e Memli Krasniqit”.
“Këto zyra kanë qenë zyra PDK-së prejse jam unë kryetar komune, i ka shfytëzu ish-kryetari partisë z. Hoxha, pastaj unë si i emërun kryetar i degës, këto kanë qenë zyrat e degës së partisë, në këto zgjedhje kryetari partisë vendosi me i spostu zyrat tjera në të njëjtin objekt bedelët e vetë, atëherë unë për t’i largu qytetarët nga incidentet, konfliktet e mundshme kam dalë në zyra tjera, për t’i ikur konfliktit të qytetarëve të mi”, ka thënë ai.
Lladrovci ka arritur të fitojë zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh.
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Copa del Rey, Barcelona p...