Kryetari i Suharekës, del me banorët që të pastrojnë ambientin

14:19 | 10 Maj 2020
A Z

Këtë të diele, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj po i vazhdon aktivitetet e tij sot me banorët që të pastrojnë ambientin.

Muharremaj po respekton edhe masat e qeverisë kundër koronavirusit, ku po respekton distancën fizike dhe është i pajisur me masa mbrojtëse.

“Tani vazhdohet në Javor me iniciativën e banorëve në pastrimin e ambientit.

Natyrisht, me masa mbrojtëse dhe me distancë fizike, ne po e mbrojmë natyrën nga mbeturinat dhe me çdo kusht do ta ruajmë atë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/posts/537687626917151

Shpërndaje në rrjete sociale