Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka ngushëlluar familjarët e viktimave që sot humbën jetën në një aksident trafiku në magjistralen Shtime-Ferizaj.
Përmes një postimi në Facebook, Aliu tha se kjo është një ditë e kobshme për Shtimen.
“Ditë e kobshme për komunën e Shtimes. Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj. Familjarëve të viktimave iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta kurse lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...