Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i bashkëngjitet liderëve tjerë të Luginës në mbështetje për idenë e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, por jo shkëmbimin e territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Ndryshimi i kufijve të cilën presidenti Thaçi e ka paraqit në media është një gjë për të cilën mund të diskutojmë, ama nuk nënkupton kjo edhe shkëmbim të territoreve”, shprehet për RTV Dukagjinin, Shqiprim Arifi – kryetar i Preshevës.
Arifi, duke folur për “Magazinën” e Radio Dukagjinit, tha se është për përfshirjen e Luginës së Preshevës në Kosovë, në tërësi, e jo të parcializuar.
“Ose shkojmë në tërësi në Republikën e Kosovës, ose mbesim këndej ku jemi tash (Serbi)”.
Kur flet për shkëmbimin e territoreve, Arifi thotë se janë kundër, meqë nuk duan ta dobësojnë Kosovën.
Kjo, madje edhe me kushtin se mund të mbesin në Serbi.
“Ne duam një Kosovë që do të jetë e fuqishme, dhe që veriun e Kosovës me pjesë të saj, edhe nëse kjo shkon në faturën tonë për të mbetur nën Serbi”, tha ndër të tjera Shqiprim Arifi, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, spektri opozitar politik në Kosovë, vazhdon t’i kundërshtoj ashpër veprimet e kreut të shtetit.
“Tash edhe një korrigjim tjetër i kufirit?”, ka shkruar Albin Kurti në FB , duke kujtuar deklaratat e Thaçit lidhur me ndryshimet në marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
“Paj, gjuha është prej tulit e letra duron gjithçka. Serbia kufijtë e saj i ka vizatuar me bajoneta”, thotë Kurti.
Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në Facebook ka shkruar se para se të normalizohen raportet me Serbinë, së pari vendi duhet të ketë institucione normale demokratike dhe një shumicë solide e funksionale në Kuvend.
Ndërkaq kreu i PSD-së dhe i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të marrë përgjegjësi dhe të mos i lejojë, siç ka thënë ai, “aventurat” e presidentit Thaçi me kufij. /Telegrafi/
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...
Kurti: Gjatë viteve 2026-2028, prioritet projektligjet për B...
Qeveria miraton themelimin e Këshillit Shtetëror për 28-vjet...
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane