Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune.
Gashi ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook, se pas vendimit për rritjen e pagave, mësimi duhet të fillojë sa më parë.
“Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të mësimdhënësve, sot prita në një takim pune të gjithë drejtorët dhe kryetarët e Sindikatave të shkollave në komunën e Obiliqit. Bashkëbiseduam dhe ndamë shqetësimin e përbashkët e të gjithë prindërve – nxënësve për mos vijimin e mësimit të rregullt, ku bashkërisht u pajtuam që mësimi duhet të fillojë sa më parë. Si kryetar i Komunës, ju bëjë thirrje të gjithë mësimdhënësve të kenë parasysh humbjet që janë duke ju shkaktuar nxënësve, të kontribuojnë që të gjendet një zgjidhje për të filluar procesin mësimor nga nesër, me datë 22.01.2019”, përfundon postimi i Xhafer Gashit në facebook.
Ndryshe në nivel vendi, po vazhdon të mbahet greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë./arbresh.info/
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV