Kryetari i Novi Sadit, Milosh Vuçeviq ka thënë se Kosova është ndoshta ndër fjalët më të shtrenjta serbe që siç tha ai “na shoqëron dhe e shoqërojmë gjatë shekujve”.
Këtë deklaratë i pari i Novi Sadit e bëri në hapjen e aktivitetit “Java e Kosovës dhe Metohisë”.
“Duke organizuar javën e Kosovës dhe Metohisë në kosheren e kulturës serbe, pikërisht nga zona nga ku kemi ardhur të gjithë, disa familjarisht por të gjithë së bashku në aspektin shpirtëror. Është një qendër e vështirë politike, ditëve të sotme, por edhe në të kaluarën, një çështje që hap pikëpamje të ndryshme, dilema dhe diçka që nuk mund të lërë askënd indiferentë, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Sipas tij, pasuria shpirtërore e popullit serb në territorin e Kosovës nuk do të harrohet, transmeton Klan Kosova.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...