Në 24-vjetorin e vrasjes së patriotit Xhemail Mustafa, është zbuluar pllaka dhe portreti përkujtimor i tij në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Në këtë ngjarje, Abdixhiku ishte i pranishëm së bashku me familjen e Xhemail Mustafës.
‘Së bashku me zonjën Bahrije, vajzën Berianën e djalin Besianin, së bashku me vëllaun Ganiun, Gemin e vogël, së bashku me Erolidën e Kushtrimin, kujtuam Xhemën si atdhetar, si veprimtar, si shkrimtar e si krijues – mbi të gjitha si bartës i lëvizjes rugoviste për liri, pavarësi e demokraci. Trashëgimia e tij politike do të ekojë në brezni”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur