Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nuk i përmbahet rregullave për distancim social të rekomanduara nga IKSHPK-ja si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.
Kjo dëshmohet në një fotografi të postuar nga vetë ai në Facebook, ku Ahmeti shihet i rrethuar nga shumë persona në një odë të një miku të tij – e ku distanca sociale është milimetrike.
“Në odën e Bacit Haki. Fisnikëria dhe bujaria e Haki Lahut me vëllezër është shembull i mikpritjes shqiptare, të trashëguar brez pas brezi. Odë tradicionale shqiptare e rrallë e këtij lloji në rajonin tonë”, shkroi ai në këtë postim.
Kujtojmë se me gjithë vendimin e Qeverisë për lehtësim të masave kundër koronavirusit, IKSHPK-ja dhe MSH-ja kanë rekomanduar vazhdim të zbatimit të masave mbrojtëse, e një ndër to është edhe distancimi social.
https://www.facebook.com/imri.ahmeti/posts/2636540066618377
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...