Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka pritur në takim njoftues komandantin e KFOR-it turk për Kosovë, Recai Yilmaz.
Në këtë takim, temë diskutimi ka qenë sigurimi i ofrimit të bashkëpunimit të KFOR-it turk për Komunën e Gjilanit.
Gjatë këtij takimi, u diskutua edhe për projekte ku mund të ndërveprojnë të dyja palët dhe si rrjedhojë u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje.
Përveç kësaj, kryetari Hyseni e ka njoftuar komandantin për çështje lidhur me planet e tij për qeverisje./Arbresh.info/
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit