Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letra urimi nga kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe nga Kryetari i Parlamentit të Suedisë, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të Kuvendit.
Në letrën e tij dërguar kryetares Osmani, Wolfgang Sobotoka ka potencuar rolin mbështetës të Austrisë në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se ndër vite është ndërtuar një bazë shumë e mirë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe këto marrëdhënie duhet fuqizuar edhe më tej.
Ndërkaq kryetari i Parlamentit të Suedisë, Andreas Norlén, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Suedisë me Kosovën në të gjitha fushat që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Ai i ka bërë ftesë kryetares së Kuvendit për një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë, në një kohë të afërt. /arbresh.info/
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten