Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari i shoqëruar nga deputetët Adnan Neziri dhe Bujare Abazi, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu
“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit, thuhet në njoftim.
Kryetari i ASH-së, uroi presidenten Osmani-Sadriu për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Taravari njoftoi, po ashtu, se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian./Arbresh.info/
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje
VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...