Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen nga jeta të atdhetarit të njohur, ish-eprorit të Zonës Operative të Nerodimës dhe ish-kryetarit të OVL-UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu – Inxhinieri.
Basha tha se Rafiz Sejdiu ishte njeri i urtë, i vendosur dhe i pakompromis në vlera, që ruajti me dinjitet guximin, fisnikërinë dhe dashurinë për atdheun.
“Ai ishte njeri i urtë, i vendosur dhe i pakompromis në vlera, i cili përgjatë rrugës jetësore dinjitetshëm dhe me kujdes ruajti frymën burrërore, guximin, fisnikërinë dhe i qëndroi besnik atdheut në ditët më të vështira të tij. Kisha fatin ta njihja axhën Rafiz, i cili ishte mik dhe bashkëpunëtor i babait tim. Ikja në amshim e axhës Rafiz është një humbje e rëndë për vendin, prandaj në këto çaste të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë dashamirët e të ndjerit”, shkroi Basha./Arbresh.info
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...
Qeveria ndan 500 mijë euro për shqiptarët që gjenden në Lind...
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...