Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në Darkën e Lamës.
Basha e cilësoi këtë darkë si një vazhdim të denjë të traditës së nisur nga Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe të kultivuar më tej nga Presidentja aktuale, Vjosa Osmani-Sadriu.
“Mbrëmë shënuam Darkën e Lamës, vazhdimin e një tradite të nisur nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova dhe e kultivuar në vijim nga Presidentja, znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Të mbledhur rreth sofrës me prodhime vendore e ushqime tradicionale, u bashkuam në frymën e mirënjohjes dhe respektit për tokën, për punën e palodhur të fermerëve tanë dhe për begatinë që ata i sjellin vendit”.
“Darka e Lamës është më shumë se një festë e bereqetit, është shenjë e unitetit, mirënjohjes dhe bashkimit tonë kombëtar, që na kujton se përmes punës dhe bashkëpunimit ndërtojmë mirëqenie për çdo qytetar. Bashkë me dashamirë, përfaqësues të institucioneve dhe miq ndërkombëtarë, festuam bereqetin, mirënjohjen dhe përkushtimin për të ardhmen tonë të përbashkët”, shkroi Basha./Arbresh.info
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...
Rama përfundon sot vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në ...
Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan në Sojev, shkak gru...
Rritje rekord e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë...
57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit ...