Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të kabinetit të tij, ka zhvilluar një vizitë në Policinë e Kosovës, me ç’rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Qëllimi i vizitës së sotme të Kryesuesit Hyseni në Policinë e Kosovës ishte vazhdimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zbatimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërlidhjen e sistemeve elektronike dhe shkëmbimin e të dhënave në formë elektronike mes Këshillit Prokurorial dhe Policisë së Kosovës.
Me këtë rast, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë se ndërlidhja me këtë sistem elektronik të menaxhimit të lëndëve është një e arritur e madhe, në rastin konkret rezulton si një hallkë tejet e rëndësishme në relacionin mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, sepse është krijuar dhe po udhëhiqet një sistem elektronik i standardeve dhe vlerave të admirueshme.
Të dy bashkëbiseduesit u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë për të zbatuar të gjitha aspektet e administrimit të resurseve për të pasur efikasitet dhe efektivitet në zbatimin e renditur dhe ligjit në Kosovë./arbresh.info
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...