Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, vendosi që seanca e radhës e Kuvendit të mbahet të enjten, më 22 korrik, në orën 10:00.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në këtë seancë do të shqyrtohet Projektligji nr. 08/L-014 për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa në vazhdim do të bëhet shqyrtimi i parë i shtatë projektligjeve të tjera: Projektligjit nr. 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 08/L-011 ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, Projektligjit nr. 08/L-012 për Odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit, Projektligjit nr. 08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, Projektligjit nr. 08/L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Projektligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, si dhe Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë.
Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 05/L-132 për automjete.
Pikë e fundit e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.
Kryesia, në mbledhjen e sotme vendosi që më 23 gusht 2021 të bëhet shpallja e konkursit për pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nga komuniteti shqiptar, si dhe shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /arbresh.info/
Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik...
Trumpi thotë se Tajlanda dhe Kamboxhia janë pajtuar t’i ndal...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Sindikatat shpallin grevë në Itali kundër buxhetit
Parashikimi i motit për sot
Sot protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së...