Kryeshefi Ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Sokol Xhafa ka mbajtur sot ligjërata për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Temat e ligjëruara kishin të bënin me njohuritë e përgjithshme të sistemit të rrjetit shpërndarës, sistemeve funksionale, mbrojtjes së burimeve të ujit, thuhet në postimin e tyre.
Postimi i plotë:
Prishtinë, 10 nëntor – Gjatë ditës së sotme, në Kazermën “ Adem Jashari ”, Sokol Xhafa UD kryeshef ekzekutiv i KRU ” Prishtina” sh.a. mbajti Ligjeratë për Forcën e Sigurisë së Kosovës / Kompaninë për operacione me civil, në kuadër të zhvillimit profesional dhe njohurive të përgjithshme të pjesëtarëve të tyre. Temat e ligjëruara kishin të bënin me njohuritë e përgjithshme të sistemit të rrjetit shpërndarës, sistemeve funksionale, mbrojtjes së burimeve të ujit, teknologjitë e trajtimit të ujit, sfidat dhe vështirësitë, me theks të veçantë siguria e furnizimit me ujë cilësor dhe sasior./arbresh.info/

Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë
Punëtorët e sigurimit fizik në UP nisin grevën
Mot i paqëndrueshëm në Kosovë
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...