Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim kryeprokurorin e Holandës për Çështje Ndërkombëtare, Albert van der Kerk, shkruan arbresh.info.
Sipas një komunikate për media, kryeprokurori Lumezi, fillimisht e njoftoi kryeprokurorin, van der Kerk, me funksionimin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial e posaçërisht me atë të Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të Ligjit, si dhe për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial.
Po ashtu, Lumezi e van der Kerk, kanë diskutuar për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit.
Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrijnë rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.
Ndërkaq, kryeprokurori van der Kerk, ka premtuar se Holanda do ta ndihmojë sistemin prokurorial, si dhe e ka vlerësuar kryeprokurorin Lumezi, për punën dhe angazhimin e tij në drejtim të forcimit të sundimit të Ligjit në Kosovë.
Kryeprokurori Lumezi e ka falënderuar kryeprokurorin e Holandës për Çështje Ndërkombëtare, van der Kerk, për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep sistemit prokurorial të Kosovës shteti i tij./arbresh.info/
Haradinaj: Ardian Gjini do jetë kandidat për kryeministër në...
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...