Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka deklaruar se prokurori special tashmë i dorëhequr Elez Blakaj, ka pasur mbrojtje nga shteti në rastet kur ka njoftuar për kërcënimet.
Në rastin e veteranëve sipas Lumezit ka qenë një kërkesë nga prokurori për të siguruar komisionin mjekësor që ka qenë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila kërkesë sipas tij është marrë parasysh dhe policia ka ofruar mbrojtje, shkruan Insajderi.
Lumezi tha për Insajderin, se Blakaj kishte njoftuar edhe një rast tjetër kërcënimi.
Gjatë kohës ka qenë duke e hetuar imamin, Shefqet Krasniqi, ndaj të cilit ishte ngritur aktakuzë për terrorizëm, Blakaj kishte pasur kërcënime ndaj fëmijëve të tij.
Në këtë rast Lumezi thotë se vet kishte kërkuar që policia e Kosovës që tu ofrohet mbrojtje fëmijëve të prokurorit.
“Kur ka qenë rasti i hetimit të Shefqet Kraniqit ne i kemi dhënë mbrojtje dhe ia kemi siguruar fëmijët cdo ditë i kemi dërgu në shkollë edhe i kemi pritë, pra policia e Kosovës e ka bërë këtë pas kërkesës sime pasi që prokurori më ka njoftu se fëmijët janë kanosur. Ai vetë nuk ka pranuar të ketë mbrojtje të afërt lidhur me këtë rast”, tha Lumezi për Insajderin.
Prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj, ka dhënën dorëheqje nga ky institucion me 13 gusht.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...