Kryeprokurori i Prokurorisë së Gjilanit, Jetish Maloku ka thënë se oficeri i Policisë së Kosovës, B.I, i cili dyshohet se bëri vetëvrasje sot në Gjilan, po qëndronte me disa shokë të tij në një kafiteri të qytetit para se të ndërronte jetë.
Në një bisedë telefonike me Insajderin, kryeprokurori Maloku ka deklaruar se B.I. dyshohet të ketë kryer vetëvrasje në tualetin e një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan.
“Ne jemi në hetimet e para, dhe këto hetime na thonë se ai ka qëndruar në një kafiteri në lagjën Dheu i Bardhë në Gjilan dhe aty kanë qenë me të 2-3 shokë dhe i kemi dëshmitarë”, ka thënë Maloku për Insajderin.
Sipas kryeprokurorit Maloku, trupin e pajetë të policit B.I. e gjetën shokët e tij.
“Ai [oficeri i policisë], ndërkohë, ka shkuar në tualet, kur shokët e tij shkojnë e gjejnë shtrirë aty”, ka thënë Maloku për Insajderin.
Kryeprokurori Maloku ka thënë se “tash jemi në hetime dhe të shohim se çfarë në të vërtetë ka ndodhur dhe krejt shenjat janë se ai ka bërë vetëvrasje”.
Prishtina me lokacion zyrtar për mbeturinat ndërtimore dhe v...
Presidenti kroat për armatosjen e Serbisë: Ata po furnizohen...
Kjo lagje e Prishtinës nesër nuk do të ketë ujë
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...