Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu bashku fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.
Në mesazhin e tij, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka rikonfirmuar mbështetjen për përpjekjet e përbashkëta në luftimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha ato gra të cilat kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.
Së fundmi edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovë është pasuruar me miratimin e amendamentit kushtetues në bazë të së cilit Konventa e Stambollit bëhet pjesë e aktit më të lartë juridik, duke dhënë kështu instrument të rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave.
Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës ka si qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore. /arbresh.info/
Shuhen dilemat, Mbappe ftohet për ndeshjen me Man Cityn
SHBA nis negociata me Malin e Zi për një marrëveshje dypalës...
Paga e 13-të, Murati i përgjigjet opozitës: Është paraparë n...
Shorti i 1/8 së finales në Kupën e Kosovës sjell dy derbi
50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit