Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës në Bruksel, ka takuar sot Grupin e Miqësisë Belgjikë-Kosovë, të kryesuar nga David Geerts, zëvendëspresident i këtij grupi.
Kryeparlamentari Veseli i njoftoi senatorët belgë për reformat që po bënë Kosova në rrugën drejt integrimeve evropiane.
Në takim u diskutua për nevojën e vendimmarrjes së shpejtë nga ana e Këshillit të Ministrave të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi janë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.
Në takim u diskutua po ashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërshtetëror, si dhe për rritjen e këmbimeve tregtare midis dy vendeve.
Kryeparlamentari Veseli dhe senatorët belgë u pajtuan se grupet e miqësisë të të dyja parlamenteve mund të shërbejnë si ura të rëndësishme bashkëpunimi midis Kuvendit të Kosovës dhe Senatit të Belgjikës, ndër të tjera, për të bartur edhe përvojën parlamentare të këtij të fundit në punën e përditshme të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë