Pas takimit me përfaqësues politikë të komunitetit rom, kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti përfaqësuesin e zgjedhur në Kuvend të komunitetit boshnjak, Rasim Demiri, që vjen nga Koalicioni Vakat.
Temë qendrore e takimit ishte rëndësia dhe interesi i përbashkët për formimin e institucioneve të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe bashkëpunimit të pakushtëzuar në këtë drejtim. Me këtë rast Kurti vlerësoi gatishmërinë e z. Demiri dhe Koalicionit Vakat për të vazhduar bashkëpunimin.
Zyra e Kryeministrit ka njfotuar se gjatë bisedës, u veçuan përfitimet e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që mundëson udhëtimin e qytetarëve të Bosnje dhe Hercegovinës drejt Kosovës me letërnjoftime nga 1 janari i këtij viti, vendim ky shumë i mirëpritur nga komuniteti boshnjak në vendin tonë.
Diskutuan edhe për format tjera që mundësojnë rritjen e shkëmbimeve dhe bashkëpunimin me Bosje dhe Hercegovinën nga të cilat përfitojnë qytetarët e të dy vendeve./Arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...