Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtorin e ri të Planifikimit Civil të EEAS, Vincenzo Coppola, me ç’rast kanë diskutuar për forcimin e institucioneve në fushën e drejtësisë.
Haradinaj e ka njoftuar drejtorin Coppola për rritjen e buxhetit për drejtësi, miratimin e pakos legjislative kundër korrupsionit dhe ligjeve tjera të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit.
“Drejtorin Coppola e njoftova për rritjen e buxhetit për drejtësi, miratimin e pakos legjislative kundër korrupsionit dhe ligjeve tjera të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit, dhe rritjen e pagave për gjyqtarët, prokurorët e policët, si vazhdimësi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit ligjor. Vlerësuam se bashkëpunimi i mekanizmave vendorë me ato ndërkombëtare të sigurisë, për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike është i shkëlqyeshëm”, ka shkruar Kryeministri ne facebook,./arbresh.info/

Kuvendi një minutë heshtje për Rexhep Qosjen
Vitia: Qytetarët shumë shpejtë do të bëhen me sigurime shënd...
Vdes akademiku Rexhep Qosja
Yamal i nënshtrohet testeve mjekësore pas lëndimit me Celtan
Qeveria e Shqipërisë çon në Kuvend raportin me 86 faqe për n...
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...