Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim, ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale politike në vend.
Kryeministri Haradinaj tha se fokus i bisedës së këtij takimi me ambasadoren holandeze, ka qenë dialogu bilateral ndërmjet dy shteteve, si dhe përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e BE-së për heqjen e regjimit të vizave dhe pret nga shteti mik holandez, që të rreshtohet me vendet anëtare të BE-së, që tashmë janë përcaktuar për t’i dhënë shtetit tonë të drejtën për lëvizje të lirë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj tha se përmes ambasadores Willems ka përcjellë kërkesën e tij për takim zyrtar me ministren e Brendshme holandeze, Kajsa Ollongren.
Ndërkaq, ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, pasi falënderoi kryeministrin për pritjen, shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike. /arbresh.info/

KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...