Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me kancelarin austriak, Sebastian Kurz dhe homologun nga Mali i Zi, Dushko Markoviq, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë.
Haradinaj në Mal të ZI po qëndron si pjesë e Konferencës për Ekonomi në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Budvë.
Gjatë takimit, siç theksohet është biseduar për bashkëpunimin dhe integrimet rajonale për të cilat kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të jetë kontribuuese në këtë rrugë të përbashkët të vendeve të rajonit, në të njëjtën kohë kërkoi nga kancelari Kurz mbështetjen e Austrisë në këtë proces.
“Haradinaj njoftoi kancelarin Kurz dhe kryeministrin Markoviq për zhvillimet e përgjithshme në vend, përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe agjendën e reformave evropiane”, bën të ditur kryeministria përmes një komunikate.
Haradinaj po ashtu ka vlerësuar raportet e mira të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit, si dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në dialogun me Serbinë për të arritur një marrëveshje ligjërisht obligative, e cila do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe më gjerë. Kryeministri Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga bashkëbiseduesit mbështetjen e vendeve mike në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugëtimin euroatlantik të saj.
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...
Osmani ftohet nga Trump në Bordin e Paqes, Rama uron Kosovën
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...