Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në margjina të Forumit të Dubrovnikut, që po i zhvillon punimet në Dubrovnik të Kroacisë, sot ka pasur një takim bilateral me Komisionerin e BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica.
Fillimisht, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Komisionerin Mimica për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për Agjendën e Reformave Evropiane, etapën e parë të së cilës Kosova e ka implementuar me sukses, duke kaluar në ERA 2, si dhe për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe fusha tjera me rëndësi vitale për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, hartimin e legjislacionit i cili lehtëson kushtet për investitorët potencialë, duke krijuar zona të lira ekonomike në gjithë territorin e vendit.
Kryeministri Haradinaj tha se institucionet e Kosovës kanë përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, duke përshëndetur dhe vlerësuar vendimin e fundit të Komitetit LIBE për votimin pro lëvizjes pa viza për qytetarët e Kosovës.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe arritja e një marrëveshje finale, ligjërisht obliguese si dhe njohja reciproke ndërmjet dy vendeve, do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe do t’i hapte perspektivë të dyja vendeve në rrugën e integrimeve evropiane.
Ndërkaq, Komisioneri i BE-së për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, Neven Mimica, gjatë takimit me kryeministrin Haradinaj, ka vlerësuar përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave nga institucionet e Kosovës, duke vënë në pah perspektivën evropiane të Kosovës.
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...