Kreyministri Rama në ditën e dytë të punimeve në samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër u shpreh se pas luftës në Ukrainë kjo nismë tani është një domosdomshëri.
“Ky është një rast për të folur për Ballkanin e Hapur si në Ballkanin e Hapur. Nuk mund të vijmë në një takim të Ballkanit të Hapur dhe të flasim siç jemi mësuar kur shkojmë në Bruksel. Ne duhet të flasim shumë hapur dhe duhet ta ruajmë dhe ta fuqizojmë këtë karakteristikë të këtij rajoni pa pasur frikë se nga e folura hapur ne mund të kemi më shumë probleme. Dua t’iu them të gjithëve se lufta në Ukrainë e bën Ballkanin e Hapur një domosdoshmëri edhe më të madhe se sa ishte më parë”, tha Rama./arbresh.info/
Kurti në Davos takon ministrin kuvajtian të Energjisë Elektr...
Rama: Më 26 janar do i drejtohem Parlamentit të Izraelit, i ...
Sveçla mori pjesë në diplomimin e 21 kadetëve që përfunduan ...
Muriqi kandidat serioz për më të mirin e muajit në La Liga
Osmani e cilëson historike marrëveshjen për Bordin e Paqes q...
Haradinaj: Qëndresa e familjes Jashari ndryshoi historinë e ...