Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar qytetarët për masat që ka marrë Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi.
Hoti në Facebook ka shkruar se me masat e reja që ka marrë qeveria ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve , ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private, ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura.
Ai ka bërë të ditur se lejohet që të punojnë vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale
“Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve. Reduktim stafi në institucion. Çerdhet publike dhe private lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat. Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete. Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00. Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit”, ka shkruar ai.

Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...