Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim futbollisten me famë botërore nga Kosova, me nënshtetësi të Suedisë, Kosovare Asllanin e shoqëruar nga babai i saj, Naser Asllani.
Kryeministri shprehu falënderimet më të sinqerta për Kosovaren dhe familjen e saj, për rezultatet e jashtëzakonshme në futboll si dhe për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e vendit tonë.
Futbollistja Kosovare Asllani e cila aktualisht luan për AC Milan, ka realizuar mbi 90 ndeshje me Suedinë, ndër to – 2 herë ka fituar medalje të argjendë në Lojërat Olimpike dhe në 2019 ka marrë vendin e tretë në World Cup.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministren, Daulina Osmani, u vlerësua karriera e bujshme e Kosovares në pozitën e sulmueses, ku përveç që përfaqëson kombëtaren e Suedisë, ka luajtur edhe në ekipe të nivelit më të lartë profesional të futbollit, si në Paris Saint-Germain, Manchester City, Real Madrid. /arbresh.info/


Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...