Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Universitetit Evropian të Tiranës.
Haradinaj në një postim në facebook ka shkruar se Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë dinamizuar punën për përmbylljen e temave të brendshme, për t’i përforcuar parametrat e dy vendeve si shtet në rrafshin ndërkombëtar.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Gjatë ligjëratës interaktive në Universitetin Evropian të Tiranës, theksova se integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik dhe projekti më i madh politik i shqiptarëve në këtë dekadë.
Për këtë, Qeveria dhe institucionet e Kosovës, kanë dinamizuar punën për përmbylljen e temave të brendshme, për t’i përforcuar parametrat tona si shtet në rrafshin ndërkombëtar.
Si faktor stabiliteti, Kosova është fuqishëm e angazhuar që të mbyllen çështjet e hapura në rajon dhe të arrihet paqja e përhershme, si e vetmja rrugë për të ardhmen tonë të përbashkët dhe bashkimin tonë në familjen e madhe evropiane.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës