Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Maqedoninë e Veriut që sot edhe zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s.
Sot, fqinji ynë, Maqedonia e Veriut u bë pjesëtari i tridhjetë i NATO-s, aleancës ushtarake që ofron siguri e mbrojtje për demokracitë. Për Kosovën kjo është ngjarje e lumtur, sepse sjell më shumë siguri në fqinjësi, dhe e mban larg mundësinë e ndërhyrjeve nga fuqi të tjera. Është ngjarje pozitive përgjithësisht edhe për shqiptarët, pasi Maqedonia e Veriut është një shtet ku jetojnë shumë bashkëkombës tanë.
Si kryeministër në detyrë i Kosovës i uroj institucioneve dhe qytetarëve të Maqedonisë Veriore për këtë këtë hap përpara, ndërkohë që shpreh bindjen se nuk do të vonojë shumë edhe hyrja e Kosovës në NATO, me të cilën kemi një marrëdhënie strategjike të shkëlqyer.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...