Kryeministri në largim Isa Mustafa ka ngushëlluar familjen Kikaj pas vdekjes së papritur të deputetit nga radhët e LDK-së, shkruan arbresh.info.
Agim Kikaj ndërroi jetë mbrëmë pas një sulmi në zemër, lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij. Mësohet se ai bënte pjesë në listën e re të deputetëve për Zgjedhjet 2017.
Mustafa ka thënë për Kikaj se ai ishte shembull i sjelljes, komunikimit e artikulimit.
Për më tepër lexoni shkrimin e tij të plotë:
Të dashur miq,
Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte. Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.
E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar. IM
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...