Pas pjesëmarrjes në hapjen solemne të Qendrës Komunitare “Concordia”, në lagjen Ali Ibra, në Gjakovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë së Bleranda Bajramaj dhe familjes së saj, shtëpi, e cila po ndërtohet me mbështetje nga Ministria e Administrimit të Pushtetit të Lokal.
I shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryeministri theksoi që me shtëpinë e re që po ndërtohet, familja Bajramaj tash do të ketë kushte të dinjitetshme për jetë, meqenëse ka jetuar në një shtëpi me lagështi, e cila verës ka qenë padurueshëm e nxehtë e dimrit padurueshëm e ftohtë.
Kryeministri me këtë u uroi punëtorëve punime të mbara dhe të shpejta për ndërtimin e shtëpisë së qytetares së Gjakovës, Bleranda Bajramaj, e cila ka një fëmijë me nevoja të veçanta./Arbresh.info/
Deklarimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Jemi këtu bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin dhe me punëtorët të cilët kanë vënë themelet e shtëpisë së re së qytetares së Gjakovës, Bleranda Bajramaj, e cila e ka një fëmijë me nevoja të veçanta dhe që tash do të ketë kushte të dinjitetshme për jetë, meqenëse ka jetuar në një shtëpi me lagështi, e cila verës ka qenë padurueshëm e nxehtë e dimrit padurueshëm e ftohtë.
Dhe, e përgëzojmë për qëndresën e saj dhe gjithashtu i dëshirojmë gjithë të mira asaj dhe djalit të saj, e i falënderoj edhe punëtorët, të cilët kanë vënë themelet dhe besoj e shpresoj që shumë shpejt do t’ia qesin edhe kulmin kësaj shtëpie kaq shumë të nevojshme për Bleranda Bajramin dhe familjen e saj.
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...