Misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt, misioni i juaj i parë, është misioni i parë edhe për Kosovën. Prandaj, ju do të mbaheni në kujtesën tonë si grupi i parë që tregoi vullnetin e lartë dhe të fuqishëm të ushtarakëve të Kosovës të japin më shumë për paqe dhe liri sepse, ne si popull e dimë çmimin e lartë të lirisë, ju tha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët e përfunduan Misionin në Kuvajt, shkruan arbresh.info.
Kryeministri Kurti së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla, i priti në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët nga muaji maj deri në muajin tetor 2021, ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt: Major Mentor Ibrahimi, Kapiten Kreshnik Haxhiu, Toger Dhurim Shemsedini, Tetar Hyjnor Lajqi dhe Ushtari i Klasit të Parë Mehmet Mehmeti.

Falënderime dhe mirënjohje për krenarinë që i kanë sjellë vendit, u shprehu kryeministri, dhe shtoi se ata e dëshmuan në praktikë përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe dhe siguri, edhe jashtë kufijve.
“Kosova po e merr një rol më të madh në siguri dhe mbrojtje që është nder, por edhe përgjegjësi e madhe. Tani është koha që ju profesionalisht t’i ndani të gjitha mësimet e mësuara në këtë mision në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe të kaloni momente relaksuese me familjet dhe miqtë tuaj”, tha kryeministri Kurti.
Ai i ftoi ushtarakët që të jenë gjithnjë këmbëngulës në profesionalizmin dhe shërbimin fisnik për paqe dhe liri.
Pjesëtarët e Misionit në Kuvajt e falënderuan kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme gjatë misionit. Ka qenë ndër për ne që t’i shërbejmë atdheut dhe t’i kontribuojmë paqes krahas forcave ushtarake të SHBA-së, thanë ata. /arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...