Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, kanë pritur sot në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett dhe këshilltaren politike Alison Storsve të cilët shprehën urimet e tyre për këtë detyrë me shumë përgjegjësi.
Me këtë rast, kryeministri Kurti, tha se ishte nder takimi me ambasadorin Kosnett me të cilin edhe u dakorduan që të dy institucionet tona t’i vazhdojnë takimet dhe ato të përkthehen në punë konkrete për qytetarët e vendit tonë.
“Miqtë tanë do t’i mbajmë shumë afër. Ata janë aleatë të cilët do t’i nderojmë me bashkëpunimin tonë të sinqertë e serioz”, ka thënë kryeministri Kurti në takimin me ambasadorin Kosnett. /arbresh.info/

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...