Kryeministri në detyrë, Albin Kurti mirëpriti sot deputetin e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar nga radhët e Partisë Laburiste, Alex Sobel.
Marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon ishin temat kryesore të diskutimit nga takimi i sotëm. Diskutuan edhe për rëndësinë dhe mesazhet e vizitës së Sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në vendin tonë në fillim të këtij muaji.
Kryeministri e njoftoi deputetin Sobel me rezultatet e qeverisjes katërvjeçare, veçanërisht në ekonomi, punësim dhe fushat sociale përkundër krizave globale të njëpasnjëshme. Ai e falënderoi z. Sobel për vizitën dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës.
Në këtë takim, kryeministri u shoqërua nga deputetja e zgjedhur e Kuvendit, Fitore Pacolli.
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...
Sulmohet një anije mallrash në brigjet e Katarit
KQZ: Afati për subjektet e reja politike mbyllet në mesnatë