Avancimi i profilit operistik në Kosovë dhe i institucionit të rëndësishëm e të sapothemeluar të Operës së Kosovës, ishin tema e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me sopranon Inva Mula.
Kapacitetet e mëdha të skenës muzikore në Kosovë, me të gjithë profesionistët e profileve përkatëse muzikore dhe gjeneratat e reja plot talent e energji, u vlerësuan si bazë e fortë për zhvillimin e Operës së Kosovës.
Kryeministri Kurti e përsëriti zotimin e tij për të përkrahur artin dhe artistët, dhe për të zhvilluar infrastrukturën e nevojshme e cila është kërkuar me ngulm tash e sa vjet.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u bisedua edhe për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës, që u mbajt të dielën në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Ky koncert ishte organizim i Operës së Kosovës në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës dhe Baletin Kombëtar të Kosovës, në patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska